Konsulli grek gjendet i vdekur në hotel

Konsulli grek gjendet i vdekur në hotel

Konsulli grek në Venezuelë, Angelos Charitos, u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në kryeqytetin Caracas të mërkurën në mëngjes, sipas mediave lokale. Trupi i diplomatit 55 vjeçar grek u zbulua në hotelin Altamira Suites. Më parë, ai ishte ankuar për dhimbje gjoksi, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Një mjek do të përcaktojë shkakun e vdekjes së tij. Nuk ka patur ende ndonjë koment nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.