Konfirmohet gjetja e një pjese të avionit të rrëzuar MH370

Konfirmohet gjetja e një pjese të avionit të rrëzuar MH370

Zyrtarisht është konfirmuar se një nga rrënojat e gjetura në brigjet e Madagaskarit mund t’i përkasë avionit të Malaysia Airlines që u rrëzua në vitin 2014 në fluturimin Kuala Lumpur – Pekin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi hetimor tha se disa rrënoja dhe objekte të gjetura është konfirmuar se nuk i përkasin avionit të Malaysia Airlines, por platforma e dyshemesë është pjesë e Boeing 777 dhe ka shumë të ngjarë t’i takojë atij modeli të fluturimit fatal MH370.

Bëhet fjalë për pesë rrënoja që familjet e pasagjerëva të pësuar në nëntor të vitit të kaluar për hetime të detajuara ia dorëzuan ministrit malajzian të Transportit, Anthony Loke.

Avioni MH370 u zhduk më 8 mars të vitit 2014 në fluturimin nga Kuala Lampur drejt Pekinit me 239 pasagjerë. Disa ditë pas zhdukjes misterioze, qeveria malajziane njoftoi se avioni “është zhdukur” dhe se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi kanë vdekur.

Kërkimi më i shtrenjtë në historinë e aviacionit civil filloi më 18 mars të vitit 2014, në një sipërfaqe prej më shumë se 4,5 milionë kilometrash katrorë. Pas kërkimit me avionë dhe anije, avantazhi i është dhënë eksplorimit nënujor, i cili gjithashtu nuk ka dhënë rezultate. Kërkimi u pezullua pas 1.046 ditësh, në janar të vitit 2017.