Komunikatë e përbashkët e Qeverisë dhe grupit të përjashtuar të deputetëve të VMRO-së

Komunikatë e përbashkët e Qeverisë dhe grupit të përjashtuar të deputetëve të VMRO-së

“E informojmë opinionin se me pjesëmarrje të përbashkët kemi arritur të dakordohemi për amendamentet finale kushtetuese dhe ligjin kushtetuese me çka sigurohet të paktën 2/3 e votave në Kuvend.
Kemi arritur tekst maksimalisht të mirë të amendamenteve kushtetuese dhe kushtetutës për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me çka edhe një herë konfirmohet identiteti maqedonas, zbatim të brendshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe hyrje në fuqi të amendamenteve kushtetuese. Edhe një herë e konfirmojmë se shtetësia është maqedonase/ qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e përbashkët.