Komunikacioni në rrugë të lagura, ndalesa në disa kalime

Në rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet nëpër sipërfaqe të lagura dhe në disa vende ka mbetje të borës.

Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë.

Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në kalimin kufitar Qafë Thanë.

Ndërsa prej orës 04:10 ndalesë për makina të rënda ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.