Komunikacioni mesatar nëpër rrugë të thata, pa ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni mesatar nëpër rrugë të thata, pa ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa nëpër rrugë kryesish të thata me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në rrugën rajonale Р1102, gjegjësisht në aksin Veles – Gradsko për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore ky aks do të jetë i mbyllur për komunikacion në 9 muajt e ardhshëm dhe komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me regjimin e miratuar të komunikacionit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.