` . Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ta shqyrtojë mundësinë për qëndrimin ditor në shkolla - TV SHENJA

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ta shqyrtojë mundësinë për qëndrimin ditor në shkolla

Pritet që nesër Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla. Këtë e ka bërë të ditur  drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viktor Isjanovski, i cili theksoi se vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike.

“Informacionin e fundit që e patëm në Komision është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor. Nesër në mëngjes kemi takim, do t’i shohim qëndrimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të ministrit të Shëndetësisë, të anëtarëve të Komisionit”, theksoi Viktor Isjanovski, i cili mori pjesë shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të ketë përfunduar turni. /SHENJA/