Komisioni i OKB-së arrin në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime të luftës

Komisioni i OKB-së arrin në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime të luftës

Kreu i komisionit të mandatuar nga Kombet e Bashkura për të hetuar krimet e luftës ka thënë se në Ukrainë kanë ndodhur krime të luftës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

“Bazuar në privat e mbledhura nga komisioni, ne kemi arritur në pëfundimin se në Ukrainë kanë ndodhur krime të luftës”, tha Erik Mose.

“Fëmijët janë dhunuar, janë torturuar dhe janë kufizuar në kundërshtim me ligjin”, shtoi Rose.
“Ne jemi tronditur nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që kemi vizituar. Komisioni është duke hetuar vdekje të tilla në 16 fshatra dhe krahina”, shtoi ai.

Ekipi i tij ka pranuar dhe është dokumentuar “dyshime të besueshme ndaj shumë rasteve të tjera të ekzekutimeve”.

Tutje, komisioni do të hulumtojë në shpërnguljet e supozuara me forcë dhe adoptimet e fëmijëve.

Ky komision ka vizituar më shumë se 27 lokacione dhe ka intervistuar më shumë se 150 viktima dhe dëshmitarë.