Komisioni Evropian: Propozimi i ri francez mundëson fillimin e negociatave

Komisioni Evropian: Propozimi i ri francez mundëson fillimin e negociatave

Komisioni Evropian e ka përshëndetur propozimin e rishikuar francez për kornizë negociuese për Maqedoninë e Veriut, dhe vlerëson se ajo mundëson hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“E përshëndesim zhvillimin e situatës në lidhje me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas propozimeve franceze dhe falë presidencës franceze e cila e mbaroi misionin e saj javën e kaluar, kemi bërë avancim të madh në lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së, në brifingun e rregullt me gazetarët në Bruksel.

Ajo tha se KE është e informuar me protestat që janë mbajtur këtë vikend kundër propozimit, si dhe për qëndrimin e opozitës se ky propozim sipas tyre nuk është mjaftueshëm i mirë. /SHENJA/