Kolumbi, 8 të vdekur pas rrëzimit të një avioni në një zonë banimi në Medellin

Kolumbi, 8 të vdekur pas rrëzimit të një avioni në një zonë banimi në Medellin

Një avion i vogël me tetë persona në bord është rrëzuar në lagjen Belen Rosales në perëndim të qytetit Medellin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryebashkiakut të qytetit Medellin, Daniel Quintero, personat që ishin në bord, gjegjësisht dy anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë pasagjerë, u raportua të vdekur.

“Fluturimi u ndikua rreth orës 10:15 në Belen Rosales, një lagje që ndodhet shumë afër aeroportit”, u tha gazetarëve Quintero, i cili mbërriti në vendin e rrëzimit disa minuta pasi ndodhi shpërthimi.

Aeroporti ‘Olaya Herrera’, nga ku u ngrit avioni, në rrjetet sociale njoftoi se avioni PA31 po udhëtonte nga qyteti Medellin në qytetin Pizarro, një linjë që zgjati afër 25 minuta.

“Ka shtatë shtëpi të prekura rëndë dhe në 6 ndërtesa ka dëme. Fatmirësisht, në atë moment, nuk kishte njeri në shtëpinë që u godit më shumë”, tha Quintero.

Pamjet në mediat sociale tregojnë një shtëpi që u shkatërrua plotësisht pasi avioni ra mbi të.

Sipas kryebashkiakut Quintero, pak minuta pas ngritjes, avioni raportoi një dështim të motorit dhe nuk u kthye në aeroport.

Zjarrfikësit dhe autoritetet janë në vendngjarje për të marrë masat e emergjencës.