Kocias: Maqedonia e re do të jetë e mirëpritur në jetën e grekëve

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit të Maqedonisë për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter se Maqedonia e re do të jetë e mirëpritur në jetën e grekëve.

“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikola Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të të dy popujve tanë. Maqedonia e re është e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, ka shkruar Kocias. Ndërkohë, për të hyrë në fuqi kjo marrëveshje duhet që të miratohet edhe në parlamentin grek. /SHENJA/