KM Liria me pesë medalje individuale dhe e treta në konkurencë ekipore në Yalova të Turqisë

Në Yalova të Turqisë, janë mbajtur Lojërat e shtata Ballkanike, pjesë e të cilave ishte edhe turneu i mundjes për fëmijë, në të cilin mori pjesë edhe klubi i mundjes Liria.
Ndërkaq, klubi i mundjes Liria në këtë turne u përfaqësua nga pesë mundës, katër të meshkujt dhe një të femrat, me ç’rast të gjithë u kurorëzuan edhe me medalje, ndërsa kampion të kategorive të tyre u shpallën Merdian Xhelili dhe Sufijan Sinani.
Ndryshe në konkurencën ekipore, Liria u rendit në vendin e tretë, pas përfaqësuesve të Turqisë dhe Bullgarisë.
Në vazhdim, plasmani invididual i garuesve të KM Liria:
41 kg
Dardan Bela 🥈
44 kg
Merdian Xhelili 🥇
Daniel Veseli 🥉
48 kg
Sufijan Sinani 🥇
Femrat, 46 kg
Sadije Dura 🥈