Klopp me deklaratë të çuditshme para ndeshjes së sezonit përballë Manchester City

Klopp me deklaratë të çuditshme para ndeshjes së sezonit përballë Manchester City

Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 21-të në Premier Ligën angleze.Manchester City e pret Liverpoolin në në “Etihad Stadium’ në takimin që mund të vendos shumëçka sa i përket titullit në ishull, shkruan GazetaBlic.‘The Reds’ kanë shtatë pikë më shumë se kampionët aktual anglez, derisa me një fitore eventuale thuajse do ta përfundonin punën e trofeut në Angli, gjithmonë duke parë formën e djelmoshave të Kloppit.
E ky i fundit ndërkaq, në një intervistë dhënë mediave angleze në vigjilie të derbit, ka deklaruar se Manchester City është ekipi më i fortë në botë dhe se nuk duhet ta shikojmë formën momentale.“Fondin e lojtarëve, lojtar fenomenal në secilin repart e shumë gjëra të tjera e karakterizojnë këtë skuadër, që për mendimin është më e mira në botë”, përfundoi ish trajneri i Dortmundit.