Klopp: Ishim të pafat, Kompany duhej të ndëshkohej me të kuq

Klopp: Ishim të pafat, Kompany duhej të ndëshkohej me të kuq

Jurgen Klopp ka thënë se ekipi i tij ishte i pafat në humbjen prej 2 me 1 ndaj Manchester Cityt, derisa ka theksuar se Vincent Kompany do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq si lojtari i fundit që ishte pas ndërhyrjes në Salahun

City e mposhti Liverpoolin në Etihad, duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon, për të mbajtur hapin në garën për titull, transmeton Koha.net.

“Ishte presion i madh. Një ndeshje shumë intensive. Ishim të pafat në momentet e finalizimit, më pa fat se sa City. Nuk ishte ndeshja më e mirë e jona ose e Cityt për shkak se ia vështirësuam punët njëri-tjetrit”, ka thënë Kloppi.

Ai më tutje ka shtuar se Kompany do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq.

“Vërtet më pëlqen Vincent Kompany por se kuptoj se si nuk u ndëshkua me të kuq? Ai është lojtari i fundit që ndërhyn. Nëse ai e godet aq shumë Salahun mund ta humbë sezonin. Nuk është e lehtë për gjyqtarin dhe ndoshta ai nuk e sheh ashtu siç e shoh unë”, ka thënë Klopp.

Kloppi ka shtuar se, “se me më pak fat do të merrnin barazimin 2-2, që do të ishte perfekt për ne”.