Klop e dëshiron Elif Elmasin te Liverpuli

Klop e dëshiron Elif Elmasin te Liverpuli

Lajme të mira vijnë nga Anglia, aty ku thuhet se Jurgen Klop dëshiron të transferojë te Liverpulli, reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas. Sipas mediave britanike, tekniku Klop tashmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me futbollistin shkupjan dhe i ka shpjeguar personalisht se cilat janë planet e tij. Para vazhdimit të sezonit, Klop kërkon të zgjidhë problemin me një mesfushor, pasi dështoi me Arturin dhe si alternativë e sheh Elif Elmasin. Ndërkohë reprezentuesi i vendit nuk ka pasur minutazhë të madhe në fushë gjatë këtij sezoni dhe transferimi në Premierligë mund të jetë një mundësi e madhe për të, por problemi kryesor për momentin qëndron te kontrata me Napolin. Elmas aktualisht ka marrëveshje me klubin italian deri në vitin 2025 dhe vlera e tij është 23 milionë euro. Kujtojmë se këtë sezon, Elmasi shënoi dy gola dhe një asistim në tre ndeshje kundër Atalantës, Empolit dhe Udineses.