Klinaku: Me Kurtin s’u dakorduam, protestat do të vazhdojnë

Klinaku: Me Kurtin s’u dakorduam, protestat do të vazhdojnë

Ushtruesi i detyrës së organizatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, nuk janë dakorduar pas më shumë se dy orë takimi, njofton Klankosova.tv.

“I kemi diskutuar shumë çështje, por kërkesa jonë ka qenë që të kthehet pika 3.1 që e ka ndryshuar kjo Qeveri. Protestat që kemi zhvilluar do të vazhdojmë t’i zhvillojmë. Me Kurtin s’jemi dakorduar sepse kërkuam që të kthehet pika 3.1 që në atë pikë e kanë larguar beneficionin e veteranit që është me ligj”.

“Të kthehet pika 3.1, do të protestojmë derisa kjo çështje të rregullohet. Nëse këta e rregullojnë më mirë këtë çështje, është punë e qeverisë që të kontribuojë më shumë. Secila qeveri e ka për obligim por edhe dëshirë që të bëjë më mirë se që ka qenë, por i kemi thënë që s’mund ta prekni pikën 3.1”, tha Klinaku, njofton Klankosova.tv.

Takimi mes përfaqësuesve të veteranëve dhe kryeministrit Kurti ndodhi një ditë pas protestave të kësaj kategorie ku u kundërshtua mospërfshirja e tyre në Ligjin për Pagën Minimale.

Ky ligj u miratua në parim ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.