Kliçkov tha: Do të çlirohemi nga Rusia siç u çlirua Kosova nga Serbia, ambasada ukrainase distancohet

Kliçkov tha: Do të çlirohemi nga Rusia siç u çlirua Kosova nga Serbia, ambasada ukrainase distancohet

Kanë pasuar shumë reagime pas goditjes verbale që i bëri ish-boksieri i famshëm Vladimir Klitschko, i cili tashmë është bërë hero i mbrojtjes së Kievit nga posti i kryetarit.

Ambasada e Ukrainës në Beograd ka deklaruar se nuk i aprovojnë e as nuk i dënojnë deklaratat e Klitschkos për gazetën zvicerane Le Canton 27, ku ai tha se do të luftojnë për t’u çliruar nga Rusia sikur Kosova që është çliruar nga Serbia.

“Klitschko, si çdo qytetar i Ukrainës, ka të drejtën e garantuar me Kushtetutën e Ukrainës për lirinë e mendimit dhe fjalës, për shprehjen e lirë të pikëpamjeve dhe besimeve të tij. Pozicioni parimor i Ukrainës për qëndrimin e saj ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë dihet mirë”, thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Ambasada thekson se dëshiron të sigurojë miqtë e saj, të cilët mbështesin Ukrainën në këtë kohë të vështirë. “Ndërkohë, duam të tërheqim edhe një herë vëmendjen e të gjithë atyre që kanë autoritet dhe kompetencë për të shitur bluzën me simbolin e agresionit rus ‘Z’, si dhe praninë e saj në shumë mure të ndërtesave të Beogradit, e cila për ukrainasit është simbol i agresionit rus dhe ka kuptimin ‘vras një ukrainas’”, thuhet në deklaratën e ambasadës. /SHENJA/