` . Klepsidër kohore... - TV SHENJA

Klepsidër kohore…

Shkruan: Driton DEMIRI

Dhjetor i vitit 2019;

Start

…Një, dy te treshi,

Flluska plasi…bum….

Të gjithë zërat kobzinj, hapën veshët, sytë po ashtu;

Të habitur!

Ç’u bë kështu?! Ç ‘lëmsh ishte?!!! Për “mashalla”, thua ta kishin kuptuar! Ishte edhe qesharake!

“Një gjë duhej ditur, për një zemër krenare nuk kishte rrugë të mesme! Në atë kohë të vështirë të hipokrizisë, epidemisë dhe hipohondrisë politike, ambientit jo të shëndetshëm ekonomik, mjedisit tej skaj të ndotur si dhe eksodit masiv, ata mund të vuanin ditë pas dite, porse askush nga ta nuk duhej të dorëzohej. Ashtu asisoj, dhe do ndodhte duke ndenjur ballë për ballë kundrejt harbutërisë së sipërpërmendur”.

Nejse të dalim në temë; Të qërohemi këtu! E dini si ishte puna? Ogurzinjtë, nuk gjenin dot një zgjidhje, dhe do vazhdonin e vazhdonin e vazhdonin… të kruspullohen. Mungesë serioziteti e papërgjegjësie ishte ajo.Endeshinsi stërqoku errësirës!Pyetja që shtrohej ishte si do ja bëjnë? Ose si duhej bërë?! Shpresoja që të gjithë ta mendojnë mirë e mirë këtë çështje me vigjilencë e largpamësi. Kërkohej kujdes për gjithsecilin kur krijohejnjë kornizë erregullore. Madje,në kondita të vështira të gjithë, pamarrë parasysh duhej të marrin edhe një seri çështjesh e të ruajnë një ndjesi pozitivi teti për ditë të mira. Nevoja ishte për të artikuluar mendime të vyera! Njeriu është i predispozuar të lëviz, të mendojë e të veprojë lirshëmme mençuri e shkathtësi. Prandaj, në këtë drejtim vetëm një leadershipi shquar dhe një ekip i fortë e i përgjegjshëm mund ta çonte deri në fund këtë lloj misioni.

Dukeshin njësoj si në kohët edhe më të vjetra. Edhe më të humbur! Edhe më pa orientim! Ndonjëherë më vinte keq, me mënyrën siç hesapet nuk iu dilnin mirë. Pothuajse mbaronin! Mbase edhe ashtu të mbaruar ishin. As konformizmi nuk u ndihmonte më! I mbante me pak shpirt vetëm se roman sa politike. Çalonin në çdo instancë! Të padurimtë në parti e politikë, qorr në ekzekutiv, të pavëmendshëm në legjislativ.

Rrënim total!Ç’të thuash;

Në tërësi, gati se, të gjithë të marrosur!

Për më tepër, e dini se çfarë ishin? Mjerim prej njeriu!!! Mjerim prej politikani!! Disa mjerim edhe prej intelektuali! Do ua them pse; Sepse nuk ishin duke ruajtur edhe një çik ndjenjë idealizmi. Për ta thënë më hapur silleshin si një tufë delesh pa drejtim në fushë prirje. Derisa edhe tekat kishin shndërruar në mani, gjithçka ishte e qartë. Ne nuk ishim organizim klandestin. Ishim popull legal me nam e nishan. Midis njeriut-luan dhe “njeriut jo-njeri” nuk bëhej marrëveshje, ishte kjo abc-ja e rendit dhe trungut tonë kombëtar. Për zi e vajtim ata e bënin! Për copëza interesash mediokër neglizhonin çdo gjë.

Ofshamë!

Përveç kësaj, nuk mëtoj aspak që ta shtjelloj plotësisht këtë temë, për të mos u përsëritur. Sa më “rrallë” aq më “mirë”, dikush më i zgjuar se unë shumë më herët do e kishte thënë. Ndryshe, me fjalë të tjera, asgjë tjetër më nuk kishte rëndësi. Kishte marrëfund!

Limiti mbaronte…

…Koha e tyre përfundonte…

End!

Kujtime 2!

LA, Dhjetor, viti 2059