Klauzola e lirimit i jep shpresë Realit për Haalandin

Klauzola e lirimit i jep shpresë Realit për Haalandin

Manchester City konfirmoi ditë më parë transferimin e sulmuesit Erling Haaland nga Borussia Dortmundi.

Detajet e marrëveshjes nuk u publikuan, por “Mundo Deportivo” të premten ka raportuar se Haaland në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi për t’iu bashkuar Real Madridit në të ardhmen. Thuhet se Reali nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin 21-vjeçar, atëherë duhet të paguajë 150 milionë euro.

E kjo klauzolë do të aktivizohet në vitin 2024 kur Karim Benzema do t’i mbushë 36 vjet dhe Reali do ta shohë Haalandin si zëvendësues të tij.

Thuhet se arsyeja që Haalandi zgjodhi Cityn para Real Madridit është se sulmit të ekipit spanjoll sezonin e ardhshëm do t’i prijnë Benzema e Kylian Mbappe.