Kisha Ortodokse e Ukrainës fiton statusin e “autoqefalisë”

Kisha Ortodokse e Ukrainës fiton statusin e “autoqefalisë”

Patriarku Bartholomeu në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dha dekretin i cili e njeh si “autoqefale” Kishën Ortodokse të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Poroshenko dhe familja e tij kanë mbërritur në Patriarkanën Ikumenike të Konstandinopojës me kryepeshkopin Epifaniy të Kishës Ortodokse të Ukrainës. Poroshenko dhe personat që e shoqëronin kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur këtu.

Pas meshës patriarku Bartholomeu i dorëzoi kryepeshkopit Epifaniy dekretin e quajtur “Tomos” i cili i njeh statusin “autoqefale” për Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Patriarkana Ikumenike e Konstandinopojës më 11 tetor vendosi të pranojë kërkesën e Kishës Ortodokse të Ukrainës për t’u ndarë nga Kisha Ortodokse Ruse në Moskë.

Presidenti ukrainas Poroshenko gjithashtu pritet që ditën e nesërme të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nxjerrjes së kryqit që do të organizojë Patriarkana Ikumenike e Konstandinopojës.