` . Kina shënon vetëm 49 raste të reja të koronavirusit - TV SHENJA

Kina shënon vetëm 49 raste të reja të koronavirusit

Nga këto raste, 33 ishin të personave të infektuar brenda vendit dhe 30 prej tyre u regjistruan vetëm në rajonin e skajshëm perëndimor, Xinjiang, shkruan “CNN”.

Tri rastet tjera të transmetuara në nivel lokal u raportuan në provincën verilindore, Liaoning, që shtrihet pranë kufirit me Korenë Veriore.

Përpos rasteve me simptoma, u shënuan edhe 20 raste të personave të infektuar por që nuk kanë simptoma, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Gjashtëmbëdhjetë raste të tjera u regjistruan në rajone të tjera, përfshirë Shangain, Shandongun dhe Hubein.

Kina ishte shteti i parë që regjistroi zyrtarisht persona të infektuar me koronavirus. Kjo ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani virusi është përhapur pothuajse në tërë botën.