Kina shënon rënie të rasteve për të tretën ditë radhazi

Kina shënon rënie të rasteve për të tretën ditë radhazi

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan të mërkurën një rënie të rasteve me SARS-CoV-2 për të tretën ditë radhazi, duke raportuar 36,061 raste, 4,150 me simptoma të COVID-19 dhe 31,911 asimptomatike.

Nuk u raportua asnjë vdekje për shkak të komplikimeve të COVID-19, gjithashtu për të tretën ditë radhazi.

Zyrtarisht, numri i vdekjeve nga pandemia në vendin gjigant aziatik me 1.4 miliardë banorë mbeti i njetë, në 5233 viktima nga gjithsej 323686 raste, sipas Ministrisë Kineze të Shëndetësisë.