` . Kina kufizon në një orë lojërat ‘online’ të fëmijëve - TV SHENJA

Kina kufizon në një orë lojërat ‘online’ të fëmijëve

Lojërat online për fëmijët nën 18 vjeç do të lejohen vetëm për një orë të premteve, në fundjavë dhe në ditët e festave, ka njoftuar sot rregullatori shtetëror i lojrave në Kinë.

Enti i njohur në vend si ‘Administrata e Shtypit dhe e Publikimeve’ tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua, se lojrat video-game do të lejohen vetëm mes orëve 8 dhe 9 të darkës.

Ata kanë instruktuar gjithashtu kompanitë e lojrave të parandalojnë që fëmijët të luajnë jashtë këtyre orareve.

Në fillim të muajit mediat shtetërore i quanin lojrat online “opium shpirtëror”.

Inspektorët e lojrave online thanë se kompanitë do të shtojnë kontrollet e zbatimit të afateve kohore.

Rregulla të mëparshme kishin përcaktuar vetëm 90 minuta në ditë për këtë aktivitetet, dhe deri në tre orë në ditët e pushimit.

Lëvizja reflekton një shqetësim të tjeter të autoriteteve për lojrat e tepruara të të rinjve.

Para kufizmeve të fundit në një artikull të mediave qeveritare thuhej se shumë adoleshentë po bëheshin të varur nga lojrat online të cilat po shkaktonin pasoja negative te ta.

Vendimi shkaktoi rënie të aksioneve të kompanive të mëdha kineze të lojrave online.

Në korrik gjigandi kinez i lojrave Tencent njoftoi se do të përdorte teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndaluar të luajnë fëmijët prej orës 22:00 deri në 08:00.

Por sipas raportimeve, fëmijët kinezë po tentojnë t’i shmangen rregullave duke përdorur identitete të rriturish.