` . Kili, shkon në 13 numri i të vdekurve në protesta - TV-SHENJA

Kili, shkon në 13 numri i të vdekurve në protesta

Numri i të vdekurve në Kili është rritur në 13 si pasojë e demonstratave të dhunshme kundër rritjes së çmimit të metrosë, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE të hënën vonë, transmeton AA.

Shumica e vdekjeve u shkaktuan gjatë plaçkitjeve të së dielës kur dyqaneve iu vu zjarri.

Qeveria kiliane të shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme 15 ditore, duke e shtrirë atë më vonë nga veriu në jug.

Përveç rajonit metropolitan, shtëpia e rreth 7 milionë njerëzve, emergjenca është zgjeruar edhe në Valparaiso, Concepcion, Rancagua, Coquimbo dhe La Serena, dhe Antofagasta.

“Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm, i gatshëm të përdorë dhunën pa kufij”, shkroi në Twitter të dielën vonë, presidenti i Kilit, Sebastian Pinera.

Duke theksuar se nuk është koha për paqartësi, Pinera u bëri thirrje kilianëve të bashkohen kundër dhunës dhe delikuencës.