Kievi optimist për marrëveshjen me Rusinë për rihapjen e Detit të Zi

Kievi optimist për marrëveshjen me Rusinë për rihapjen e Detit të Zi

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, për shumë njerëz efekti në çmimet e ushqimeve ka qenë tronditës.

Miliona ton grurë, elb, vaj dhe produkte të tjera bujqësore janë ngecur në magazina dhe nuk mund të eksportohen. Në kohë normale, pjesa më e madhe e saj do t’i ishte shitur botës në zhvillim, ku disa nga njerëzit më të varfër në Tokë tani e kanë gjithnjë e më të vështirë të ushqehen.

Por, cila është zgjidhja? Rihapja e Detit të Zi.
Kjo do të lejonte që transporti tregtar të rifillonte nga porti i Odesës. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Flota ruse e Detit të Zi thuhet se po ndalon çdo gjë që të hyjë apo të dalë dhe ka prova në rritje se forcat ruse kanë vjedhur edhe grurin ukrainas. Qeveritë perëndimore kanë akuzuar Kremlinin për stimulimin e urisë në botë.

Është edhe çështja e minave detare, që mendohet se janë vendosur nga të dyja palët.

Këto çështje janë bisedimet kryesore që po zhvillohen në Stamboll, me delegacione nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara që përpiqen të gjejnë një rrugëdalje.

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës mendon se një marrëveshje mund të arrihet. “Shpresoj se do të arrijmë disa rezultate praktike shumë shpejt,” më tha Oleksandr Kubrakov nga qendra e tij operative në Kiev.

“Shpresoj se do ta shohim këtë korridor të gjelbër të shfaqet në Detin e Zi.”

Ai i ashtuquajturi korridor i gjelbër do të krijonte një shteg të sigurt për transportin nga Odesa, duke pastruar minat nga një pjesë specifike e detit. Kishte frikë se do të duheshin muaj, madje edhe vite për të çminuar kanalin, por zoti Kubrakov thotë se kjo mund të bëhet shumë më shpejt. “Unë mendoj se do të duhen javë, jo muaj,” tha ai.