KHF Çair e nis me fitore bindëse sezonin e ri, deklason Spartakun

KHF Çair e nis me fitore bindëse sezonin e ri, deklason Spartakun

Klubi i Hendbollit Çair për femra e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, pasi mundi ekipin e Spartak me rezultatin e thellë 39:17, përcjell SHENJA.

Pjesa e parë e takimit nuk kishte shumë histori, me vashat e trajnerit Basri Latifi të cilët ishin dukshëm më dominuese, duke avansuar me shifrat 21:6.

Pjesa e dytë nuk solli asgjë të re në parket me çairaset të cilat të disponuar për lojë arritën që të fitojnë takimin me rezultatin e përgjithshëm 39:17. Më meritorja për triumfin e KHF Çair ishte Marija Nikollovksa e cila shënoi 7 gola, ndërsa me lojë të mira u dallua edhe Leonora Rrahmani, autore e 6 golave.

KHF Çair ndeshjen e radhës e pret në terren vendas nënkampionin Kumënovën, ndërsa Spartak përballet me Vardarin. /SHENJA/