` . Khabib rrugës për t’u bërë më i miri në histori të UFC nëse arrin të mposhtë Gaethjen - TV SHENJA

Khabib rrugës për t’u bërë më i miri në histori të UFC nëse arrin të mposhtë Gaethjen

Dana White ka thënë se Khabib Nurmagomedov është rrugës për t’u bërë më i miri i të gjitha kohërave nëse arrin të mposht Justin Gaethjen.

Presidenti i UFC-së beson se dagestanezi ka të gjitha çfarë i duhet për t’u bërë më i miri në histori të MMA-së, mirëpo duhet të mposht sonte kundërshtarin në UFC 254.

“Khabib është një yll i madh. Por, nëse ai mposht Justinin, është rrugës për t’u bërë më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë White.

“Ai po e dëshmon se dëshiron të bëhet i vetmi që ka arritur të bëjë gjërat e tilla dhe të jetë kampion i pamposhtur për një kohë të gjatë”, ka shtuar më tej presidenti i UFC-së.

Khabib aktualisht është i dyti në listë për aspektin e të gjitha kategorive, pasi para tij është vetëm Jon Jones.

Kujtojmë se Nurmagomedov është i vetmi që ka 28 fitore asnjë barazim dhe asnjë humbje deri më tani në karrierën e tij në UC. /Telegrafi/