` . Khabib pas fitores: Nëna ime më ka kërkuar që të tërhiqem, duhet ta mbyll sonte - TV SHENJA

Khabib pas fitores: Nëna ime më ka kërkuar që të tërhiqem, duhet ta mbyll sonte

Pas ftriumfit ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tijraporton SHENJA.

khabibi, ka shtuar një tjetër fitore në rekordin e tij, duke lënë pa ndjenja Justin Gaethje.

Pas ndeshjes, luftëtari i UFC ka thënë disa fjalë, ku mes tjerash ka bërë të ditur se do të pensionohet nga UFC.

“Nëna ime më ka kërkuar që të tërhiqem nga UFC. Nuk mund të luftoj pa babain tim në kënd. Duhet ta mbyll me sonte”, ka thënë Khabib.

Khabib ka shkuar në rekord prej 29 ndeshjeve, 29 fitoreve dhe asnjë humbje. Gjithsesi, duket se ai do t’i jap fund këtu. /SHENJA/