Këto janë vendimet e Qeverisë nga seanca e 58-të

Këto janë vendimet e Qeverisë nga seanca e 58-të

Sot Qeveria ka mbajtur seancën e 58-të ku u miratuan edhe propozimet shtesë për propozim-buxhetin e vitit 2022. Ky propozim do t’i dërgohet Kuvendit. Ndërkaq, propozimet shtesë përfshijë amendamentet dhe ndryshimet e reja të pranuara nga Qeveria, përmes së cilave planifikohet dislokim i mjeteve. Me këtë rebalanc, përfshihen 25 milionë euro shtesë për shëndetësinë, mjedisin jetësor dhe infrastrukturën.

Në këtë seancë u propozua Ligj i ri për energjetikë në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Përmes këtij Ligji planifikohet përqendrimi i prodhimit të energjisë elektrike në burimet e rinovueshme. Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për garancinë e RMV-së për të marrë 100 milionë euro nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim për shpëtimin e Sh.A. EMV – Shkup në kohën e krizës energjetike. Qeveria shqyrtoi dhe miratoi tekstin për bashkëpunimin me GIZ-in gjerman. Në këtë seancë u miratua edhe Informacioni për konfirmimin e sjelljes etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike, bazuar në vërejtjet dhe rekomandimet  e sistemit GREKO.