Këtë javë do të dihet se cilat produkte janë shitur më lirë në marketet, tha Bekteshi

Këtë javë do të dihet se cilat produkte janë shitur më lirë në marketet, tha Bekteshi

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka deklaruar se këtë javë do të bëhen analizat e çmimeve nëpër marketet dhe opinioni do të informohet për zbritjen e çmimeve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai përsëriti se nuk do të lejohet keqpërdorime të krizës në kurriz të qytetarëve, kontrollet e inspektorëve janë përforcuar, ndërsa tha se tani më janë shqiptuar disa dënime.

“Këtë javë do të bëjmë analiza direkte dhe fizike në marketet, ndërsa do të njoftojmë për përqindjen e uljes së çmimeve të prodhimeve dhe kompanitë që e kanë bërë këtë. Inspektorati Shtetëror i Tregut tani më punon në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtje të konsumatorëve, janë intensifikuar kontrollet dhe drejtoresha dje tha se janë shqiptuar disa dënime” u shpreh Bekteshi. /SHENJA/