` . Këshilli i Sigurisë mblidhet të shtunën, vendos për gjendjen e jashtëzakonshme - TV SHENJA

Këshilli i Sigurisë mblidhet të shtunën, vendos për gjendjen e jashtëzakonshme

Këshilli kombëtar për siguri do të mblidhet të shtunën kur është edhe dita e 14 e gjendjes së jashtëzakonshme të cilën e shpalli për herë të tretë presidenti Stevo Pendarovski. Nga kabineti i këtij të fundit kanë njoftuar për mediat në vend se takimin për të vendosur nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme ose jo, do ta thërret pavarësisht nëse do të ketë ose jo propozim prej Qeverisë. Vendimin e parë për shpalljen e jashtëzakonshme, Pendarovski e solli më 18 maj dhe zgjati 30 ditë, ndërsa pas kësaj e vazhdoi solli vendim të ri edhe për 30 ditë shtesë. Në mbledhjen e fundit, presidenti solli vendim për 14 ditë gjendje të jashtëzakonshme edhe përkundër dilemave që kishte edhe vetë ai nëse duhej ta bënte këtë pa konfirmim nga ana e Kuvendit. Gjendja e jashtëzakonshme shpërben për ti dhënë autorizim Qeverisë që të sjellë urdhëresa me fuqi ligjore si mënyrë e vetme për menaxhim me pandeminë dhe pasojat e saj, në një situatë kur Kuvendi nuk është aktiv për të miratuar ligje.