Këshilli i SASHK i jep dritë jeshile rritjes së pagave prej 15 për qind

Këshilli i SASHK i jep dritë jeshile rritjes së pagave prej 15 për qind

Këshilli i SASHK-ut sot i ka dhënë dritë jeshile marrëveshjes me ndërmjetësues për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15 %.

Nënkryetari i sindikatës, Tafa Ameti u shpreh se pjesa më e madhe e anëtarëve të SASHK-ut janë shprehur pro marrëveshjes së arritur me përjashtim të disa ankesave.

“Në bazë të mendimeve të mbledhura prej vet kryetarëve të organizatave sindikale i dhamë pëlqim kryetarit që të nënshkruaj marrëveshjen që është arritur në mes të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë përmes mediatorit edhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale lidhur me çerdhet. Faktikisht me nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve merret edhe qëndrimi i ndërprerjes së grevës”, tha Tafa Ameti, nënkryetar i SASHK-ut.

Ameti kujtoi punonjësit në çerdhe se mëditjet e grevës do të kompensohen në pagën e muajit maj dhe jo në pagën e prillit siç u paralajmërua ditë më parë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Kujtojmë që para 10 ditëve u arritë marrëveshje në mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHKU-t ku parashihet rritje e pagave prej 15% në arsimn dhe kopshte, duke nisur nga muaji shtator.