Këshilli Europian zyrtarizon pezullimin e marrëveshjes së vizave me Rusinë

Këshilli Europian zyrtarizon pezullimin e marrëveshjes së vizave me Rusinë

Këshilli Europian ka miratuar vendimin për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave për shtetasit rusë.

Vendimi për të pezulluar lëshimin e vizave për shtetasit rus, u mor fillimisht në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Pragë në fund të gushtit, por miratimi i sotëm e zyrtarizon atë.

Masat, që pritet të hyjnë në fuqi më 12 shtator, parashikojnë ashpërsimin e dukshëm të masave për lëshimin e vizave për rusët.

Më në detaj, taksa që paguhet gjatë aplikimit shkon nga 35 në 80 euro, shtohen ndjeshëm dokumentet që kërkohen në aplikim, dhe si pasojë zgjatet koha për dhënien e vizave, duke e bërë pothuajse të pamundur, veçanërisht për vizat me hyrje-dalje të shumëfishta.