Kërkohet hetim nga UEFA: Policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Liverpoolit

Kërkohet hetim nga UEFA: Policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Liverpoolit

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit si asnjëherë më parë filloi me 30 minuta vonesë.

Ishin mbi 30 mijë tifozë të The Reds që prisnin për të hyrë në stadium, derisa kishin biletat në dorë, por policia franceze nuk i lejonte.

Madje në rrjete sociale është publikuar edhe një foto e një tifozi të veçantë të Liverpoolit i cili kishte udhëtuar në Paris për ta parë skuadrën e tij.

Policia franceze nuk e ka kursyer askënd, madje edhe atij i kishin hedhur sprej syve. Për këtë veprim të policëve pritet që të ketë një reagim të ashpër nga UEFA.

Natyrisht se kërkohet një hetim më i thellë nga shtëpia e futbollit evropian, se kush e ka provokuar situatën, mirëpo tifozët e skuadrës angleze duket se e kanë pësuar keq nga ta.