` . “Këpuca e Artë”, Lewandowski parakalon Immobilen - TV-SHENJA

“Këpuca e Artë”, Lewandowski parakalon Immobilen

Me rifillimin e kampionateve kthehet e ethshme edhe gara për fitimin e “Këpucës së Artë” për sezonin 2019-2020. Nëse para ndalesës Ciro Immobile mund t’i shihte të gjithë nga lart poshtë, falë 27 golave të tij në 26 ndeshje të Serisë A, tani në krye është ngjitur Robert Lewandowski, që në katër ndeshjet e fundit, që korrespondojnë me rifillimin e Bundesligës, jo vetëm që e ka arritur rivalin e tij italian, por edhe është shkëputur me pikë.

Gol në ndeshjen përballë Union Berlinit, gol kundër Eintrachtit dhe dygolësh në sfidën e fundit ndaj Furtuna Dusseldorfit për një total prej 29 finalizimesh në 27 ndeshje. Ciro duhet të nisë të mendojë që tani për ta mposhtur konkurrencën e tij. Ai ka edhe avantazhin e numrit të ndeshjeve, pasi do të zhvilloje plot 12 takime në Serinë A deri në mbyllje.

Momentalisht, Lewandowski kryeson me 58 pikë, më pas vjen Immobile me 54, duke parë që të dy militojnë në kampionate me koeficientin e golit 2. Në vendin e tretë dhe të katërt janë dy sulmues të tjerë të Bundesligës, Timo Werner (48 pikë) dhe Erling Haaland. Në vendin e pestë është Cristiano Ronaldo me 42 pikë.