` . Kenia, shembet ndërtesa gjashtëkatëshe, shumë njerëz të ngelur nën rrënoja - TV SHENJA

Kenia, shembet ndërtesa gjashtëkatëshe, shumë njerëz të ngelur nën rrënoja

Një ndërtesë gjashtëkatëshe është shembur në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, duke shkaktuar shqetësime për viktima në mesin e njerëzve të ngelur nën rrënoja, transmeton AA.

Sipas medias lokale, në ndërtesën e cila është shembur në tërësi gjendeshin shumë persona.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur aktivitetet për njerëzit e ngelur nën rrënoja.

Shkaqet e shembjes së ndërtesës ende ngelin të panjoura, ndërsa u raportua se janë ngritur shqetësime nga viktima të mundshme si pasojë e kësaj fatkeqësie.