“Kemi humbur 50 milionë euro”, Shakhtar Donetsk çon FIFA-n në CAS

“Kemi humbur 50 milionë euro”, Shakhtar Donetsk çon FIFA-n në CAS

Shakhtar Donetsk kërkon 50 milionë euro nga FIFA si kompensim për dëmin e pësuar nga të ardhurat e humbura nga transfertat e lojtarëve.

Klubi apeloi në CAS në Lozanë kundër vendimit të marrë nga organi më i lartë i futbollit në botë, i cili lejoi futbollistët dhe trajnerët e huaj të pezullonin kontratën e tyre në Ukrainë deri në qershor 2023.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Sergei Palkin, i tha BBC-së: “Ne e bëmë këtë për shkak të vendimit shumë të padrejtë të FIFA-s. Pasojat do të vazhdojnë dhe do kemi humbje të konsiderueshme nga transferimet që prisnim të mbyllnim. FIFA nuk ka kërkuar të mbrojë klubet dhe në asnjë fazë nuk është konsultuar me ne për gjetjen e një zgjidhjeje. Ata duket se e kanë injoruar gjendjen aktuale me të cilën po përballen klubet ukrainase që nga fillimi i luftës.”