“Kathimerini”: SHBA dëshiron ta kthejë portin grek në alternativë ndaj ngushticave turke

“Kathimerini”: SHBA dëshiron ta kthejë portin grek në alternativë ndaj ngushticave turke

SHBA-ja dëshiron të kthejë një port në veri të Greqisë si një alternativë ndaj ngushticave turke, zbuloi të hënën e përditshmja greke “Kathimerini”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vlerësuar rolin që Porti i Aleksandropolisit mund të luajë për të rritur praninë ushtarake amerikane në krahun lindor të NATO-s, SHBA-ja kërkoi nga Athina të zgjerojë më tej objektet, shkroi “Kathimerini”.

Rrjedhimisht, sipas të përditshmes, porti do të jetë në gjendje të strehojë shkatërruesit më të avancuar të marinës amerikane të klasit Arleigh Burke, të cilët posedojnë sisteme të avancuara të luftës elektronike dhe raketore, madje edhe njësi të mëdha luftarake, kur të bëhet modernizimi dhe të përfundon zgjerimi i portit.

Duke marrë parasysh rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Greqi, përfshirë këtu edhe bazën detare në Gjirin Souda në Kretë dhe bazën ajrore të Larisës, Washingtoni synon të monitorojë më mirë Egjeun, në mënyrë që të ketë një pamje më të qartë operacionale të lëvizjeve të njësive detare ruse që janë aktive në të gjithë Mesdheun Lindor, shtoi e përditshmja.