Katër ukrainas arrestohen në Maqedoni të Veriut, dyshohen për gërmime në një vend arkeologjik

Katër ukrainas arrestohen në Maqedoni të Veriut, dyshohen për gërmime në një vend arkeologjik

Në Maqedoninë e Veriut, katër shtetas të Ukrainës janë arrestuar nën dyshimin se kanë gërmuar ilegalisht artefakte në një nga lokacionet më të pasura arkeologjike në RMV, Isar, njoftoi Policia.Në njoftim thuhet se ata janë arrestuar të premten teksa po gërmonin në atë lokalitet, jo shumë larg kufirit me Greqinë.Tek të dyshuarit janë gjetur dy detektorë metali, lopata dhe disa objekte të gërmuara, raporton AP.
Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur, por në njoftim thuhet se të gjithë kanë pasur leje për qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut.Nëse shpallen fajtorë në gjykatë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.Ka më shumë se 200 varre në Isar dhe gërmimet datojnë nga epoka e bronzit deri në antikitetin e vonë.Aty gjenden edhe mbetjet e një tempulli dhe një stadiumi të ndërtuar në stilin e lashtë romak./Euronews Albania