Katër të lënduar në rrugën Tetovë – Shkup afër Treboshit

Katër të lënduar në rrugën Tetovë – Shkup afër Treboshit

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë në rrugën Shkup – Tetovë afër fshatit Trebosh.
“Rreth orës 18:00 është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura të pasagjerëve: “Audi” me targa të Tetovës. nga 20-vjeçari K .R. nga Sallareva e Tetovës dhe “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga 64-vjeçari A.R. nga Kërçova. Në aksident lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë) nga “Golfi”, të cilat janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës” tha zëdhënsi i SPB-Tetovë
Ekipi i MPB-së në Tetovë po kryer kontroll në vendin e aksidentit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.