Katër raste të reja të fruthit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se ministria është duke shqyrtuar mundësinë për marrjen e lejes për import të ilaçeve “Makedonija lek” si dhe prishje të kontratës me këtë kompani, nëse vërtetohet se gabimi i bërë me afatet për vaksinat ka mundur të parandalohet.

Ministri FIlipçe edhe sot ka pohuar se vaksinat kundër fruthit janë kualitative dhe se ato kanë afat. Ai ka thënë se janë paraqitur edhe katër raste të reja të fruthit, dy fëmijë dhe dy të moshuar.

“Rasti është duke u hetuar. Nëse vërtetohet se lëshimi ka mundur të parandalohet atëherë do të sanksionojmë. Kontrollet janë duke rrjedhur dhe kam kërkuar personalisht të më informojnë për të gjitha kontrollet. Në rast kur kemi epidemi, dëshirojë të besoj se bëhet fjalë për gabim teknik”, deklaroi Filipçe. /SHENJA/