Katër intervenime të zjarrfikësve në Kumanovë, brenda 24 orëve

Katër intervenime të zjarrfikësve në Kumanovë, brenda 24 orëve

Ekipet e njësitit të zjarrfikësve të Kumanovës sot paradite e shuan zjarrin në një objekt ndihmës në fshatin Pçinjë të Kumanovës, kumtoi njësiti territorial i zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarri ka shpërthyer në orën 04:00, sot në mëngjes. Fillimisht ka intervenuar vetëm një ekip, pas çka është dërguar edhe automjeti i dytë.

Zjarrfikësit gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar dy herë edhe në zjarrin në fshatin Provece në “Lloveçki dom” i cili natën e kaluar u shkaktua nga goditja e vetëtimës. Për herë të parë kanë intervenuar prej orës 13:45 deri në orën 14:55, për herë të dytë prej orës 16:35 deri në orën 18:00, thuhet në informacionin e Qendrës rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë.

Në fshatin e Likovës, Bellanoc dje është përfshirë nga zjarri një automjet xhip i MPB-së. Prej orës 15:50 deri në orën 17:05 katër zjarrfikës e kanë shuar zjarrin në automjet me një automjet zjarrfikësish.