Katër gola në 28 minuta, Jovic shënon më shumë se te Real Madrid në debutim te Fiorentina

Katër gola në 28 minuta, Jovic shënon më shumë se te Real Madrid në debutim te Fiorentina

Luka Jovic prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme te Fiorentina.

Sulmuesi serb realizoi katër gola në miqësoren e parë të fituar 7-0 ndaj Real Vicenza, duke “thyer” numrat e tij te Real Madrid gjatë 3 sezoneve.

Në 51 ndeshje në Madrid, Jovic realizoi 3 gola, por i mjaftuan vetëm 28 minuta të shënonte katër herë në “testin” e parë me italianët dhe duke treguar se nuk e ka humbur instiktin para portës.

Një nisje e mirë, që jep shpresë për sulmuesin i cili kërkon të “rigjejë” veten në Itali dhe starti duket premtues.