Katër favoritët për ta fituar Botërorin, sipas Messit

Katër favoritët për ta fituar Botërorin, sipas Messit

Lionel Messi ka thënë emrin e katër skuadrave favorite që mund ta fitojnë Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Superylli argjentinas shënoi njërin nga golat e përfaqësueses së tij në fitoren ndaj Australisë në 1/8 e finales dhe janë kualifikuar në çerekfinale, ku do të luajnë ndaj Holandës.

“(Argjentina) është një nga kandidatët. Argjentina është një fuqi e futbollit dhe gjithmonë është ndër më të mirët. E dinim se ne ishin një prej kandidatëve, por duhej ta dëshmonim në fushë dhe këtë e bëmë ndaj Australisë”, ka thënë sulmuesi i Paris Saint-Germainit para gazetarëve.
Në vijim, 35-vjeçari është pyetur për skuadrat tjera konkurrente në këtë turne.

“Ne e shikojmë gjithë Kampionatin Botëror dhe të gjitha ndeshjet që mundemi. Brazili po luan mirë, përkundër humbjes nga Kameruni. Ata mbesin ndër favoritët më të mëdhenj”.

“Franca po luan po ashtu mirë, si edhe Spanja – përkundër humbjes nga Japonia – është një skuadër që luan shumë mirë, që është shumë e qartë në atë që bën dhe është shumë vështirë t’ia marrësh topin, sepse e kontrollojnë posedimin për një kohë të gjatë. Do të jetë vështirë t’i mposhtësh”, ka theksuar Messi. /Telegrafi/