KATAR 2022, ANGLIA FITON BINDSHËM IRANIN

KATAR 2022, ANGLIA FITON BINDSHËM IRANIN

Përfaqësuesja e Anglisë ka mundur bindshëm Iranin me rezultat 6:2 në ndeshjen e parë të grupit B të luajtur sot në kaudër të Kampionatit Botëror 2022. Gjashtë golat për anglezët u shënuan nga Belingam, dy herë Saka, Stërling, Rashoford dhe Grilish ndërsa dy golat për Iranin e realizoi Taremi. Kjo ishte ndeshja e parë e ditës së sotme, përderisa nga ora 17:00 në program është ndeshja e dytë e ndërmjet Senegalit dhe Holandës në kuadër të grupit A. Ndërkohë në mbrëmje nga ora 20:00 SHBA-të do të përballen me Uellsin.