Katar 2022/ 2.45 milionë bileta të shitura, FIFA zbulon pesë ndeshjet me më shumë tifozë

Katar 2022/ 2.45 milionë bileta të shitura, FIFA zbulon pesë ndeshjet me më shumë tifozë

Kupa e Botës Katar 2022 është 94 ditë larg. Kompeticioni më i rëndësishëm për kombëtare do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor, ndërkohë që deri tani janë shitur plot 2.45 milionë bileta.

Me anë të një komunikate zyrtare, FIFA zbulon edhe shtetet ku janë shitur më shumë bileta. Tifozët me banim në Katar, SHBA, Angli, Arabinë Saudite, Meksikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Francë, Argjentinë, Brazil dhe Gjermani kryesojnë renditjen e shitjeve të biletave.

Sa i përket ndeshjeve të grupeve, deri tani pesë sfidat me më shumë tifozë në stadium do të jenë: Kamerun-Brazil (grupi G), Brazil-Serbi (grupi G), Portugali-Uruguai (grupi H), Kosta Rika-Gjermani (grupi E) dhe Australi-Danimarkë (grupi D).

FIFA ka lajmëruar se në fund të shtatorit do të nisë edhe fushata e fundit e shitjeve të biletave, e quajtur ”minuta e fundit”, që do të zgjasë deri në përfundimin e turneut (18 dhjetor).