Kartoni i gjelbër, e drejtë personale

Kartoni i gjelbër, e drejtë personale

Megjithatë, kartoni i gjelbër nuk do të jetë i detyrueshëm me regjistrimin e automjeteve. Këtë e ka konfirmuar Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve e njofton publikun se posedimi i kartonit të gjelbër mbetet e drejtë personale siç ka qenë deri tani.

Nga kjo agjenci thonë se tekstet e publikuara nga një pjesë e mediave ku thuhet se kartoni i gjelbër do të jetë i detyrueshëm me regjistrimin e automjeteve, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve i demanton dhe i vlerëson këto shkrime si dezinformata, të pavërteta, ndërsa citati i marrë nga intervista për MIA e kryetarit Klime Popovski është nxjerrë nga konteksti.