` . Kartelat pagesore, përfundon afati për shfrytëzim - TV SHENJA

Kartelat pagesore, përfundon afati për shfrytëzim

Sot është afati i fundit për shfrytëzimin e kartelave pagesore që u ndanë nga shtetit nga masa e tretë për mbështetje ndaj qytetarëve dhe biznesit për shkak të pandemisë së Covid 19.

Nga dita e nesërme  dalin jashtë funksionit dhe nuk do të mund të blehet asnjë lloj artikulli me të njejtat.

Nga Ministria e Financave njoftojnë se mjetet e pazhfrytëruara në kartelë do të kthehen në buxhetin e shtetit, ndërsa nga gjithsej 333.674 kartela, deri në me datën 7 të këtij muaji, 23.576 qytetarë nuk i kanë tërhqehur kartelat e tyre pagesore.

Mos marrja e kartelave nga qytetarët ka ndohur për arsye të ndryshme, disa janë jashtë vendit, dhe disa thjesht kanë vendosur të mos i marrin ato.