Kapet me 167 mijë euro drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Kapet me 167 mijë euro drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi është kapur me 2.3 kilogramë kokainë.

Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptari u kap më 31 tetor ndërsa po lëvizte me mjetin tip “Mercedes C 200” , ku dhe iu gjet edhe kokaina.
Autoritete gjermane bëjnë me dije se vlera e kokainës e gjetur në makinë e shqiptarit ka një vlerë prej 167 mijë eurosh.
Aktualisht shqiptari ndodhet pas hekurave dhe pritet që të dërgohet në gjykatë në ditët në vijim.