Kapacitetet e baterive të telefonave nga seria e iPhone 14

Kapacitetet e baterive të telefonave nga seria e iPhone 14

Siç është praktikuar viteve të kaluara, Apple nuk ka zbuluar kapacitetet e baterive të telefonave më të rinj nga seria e iPhone 14, që së fundmi u prezantua.

Megjithatë, raportimet më të fundit japin informacione lidhur me këtë çështje të shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Është interesant që edhe lista zyrtare për iPhone 14, 14 Plus, 14 Pro dhe 14 Pro Max në Apple.com, nuk përmend madhësinë e baterive të këtyre pajisjeve.

Raportimi më i fundit nga Macrumors, zbulon madhësinë e baterive për katër modelet e reja të iPhone 14.

Të dhënat për këto bateri janë marrë nga rregullatori i agjencisë kineze. Sipas kësaj baze e të dhënave, kapaciteti i baterive të iPhone 14 janë si vijon më poshtë:

iPhone 14: 3279mAh

iPhone 14 Plus: 4325mAh

iPhone 14 Pro: 3200mAh

iPhone 14 Pro Max: 4323mAh.