Kaosi me transportin urban në Shkup, Arsovska: Nuk do të jap dorëheqje!

Kaosi me transportin urban në Shkup, Arsovska: Nuk do të jap dorëheqje!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk vlerëson se duhet të jap dorëheqje, pasi sot kryeqyteti për herë të parë në historinë e saj mbeti pa transport publik.
Pas pyetjes së SDK.mk deri tek Arsovska nëse do të jep dorëheqje nga funksioni për shkak se qytetarët mbetën pa autobusë, ajo fajin e ka hedhur tek partia me përkrahjen e së cilës ka fituar në zgjedhjet lokale vitin e kaluar, tek VMRO-DPMNE.
“Dorëheqje duhet të japin përgjegjësit për menaxhimin me NTP, gjegjësishtë Bordi drejtues i ndërmarrjes i votuar nga VMRO-DPMNE”, ka thënë Arsovska. /SHENJA/